Burri që nuk ishte vrasës

Autor:Hjorth & Rosenfeld ISBN: 978-99943-0-577-3 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 542Përktheu: Rezarta ReimannViti i botimit: 2019 Çmimi: 1400 Lekë

Sebastian Bergmani është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profilesh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat…
Ndërsa kthehet në qytezën ku ka lindur, për të sistemuar dhe shitur shtëpinë e së ëmës, nuk do ta imagjinonte kurrë se do të gjendej ballë për ballë me kolegët e vjetër të skuadrës “Vrasjet”, të cilët janë duke hetuar vrasjen e një djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i larguar nga shtëpia dhe që ishte gjetur në kënetën përreth Väs-terås-it, me zemrën të shkulur. Një rast i pahumbshëm për të rigjetur veten dhe shijen e sfidës që e kishte bërë atë një anëtar të pazëvendësueshëm të skuadrës, por sërish edhe të kridhet në një botë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka mësuar ta urrejë që nga fëmijëria, me të cilën tani do t’i duhet të bjerë në paqe.

“Nuk ishte një vrasës, – vijonte duke ia përsëritur vetes, teksa tërhiqte zvarrë kufomën e djalit përgjatë rrëpirës: – nuk jam një vrasës. Vrasësit janë kriminelë. Njerëz të këqij. Errësira i ka përpirë shpirtrat e tyre, ata kanë përqafuar errësirën duke i kthyer krahët dritës. Kurse ai nuk ishte i keq. Përkundrazi. E së fundmi, a nuk kishte treguar pikërisht të kundërtën? Nuk kishte lënë mënjanë ndjenja e vullnete, duke arritur madje të ushtronte edhe dhunë për të mirën e të tjerëve? Kishte kthyer përherë faqen tjetër, ja çfarë kishte bërë. Prania e tij aty, në atë pellgaçe me ujë në mes të asgjësë, me kufomën e djalit, a nuk qe një provë e mëtejshme e përkushtimit të tij për të bërë gjënë e duhur. Nuk do të tradhtonte më”.

“Hjorth dhe Rosenfeldt kanë sjellë me këtë vepër një erë të re në romanin e verdhë skandinav, duke paraqitur dy shkrimtarë plot imagjinatë dhe empati, përveçse mjeshtër të gjuhës së këtij zhanri. Nuk kufizohen thjesht që të rrëfejnë shumë mirë një histori të verdhë, por duan të futen edhe më thellë, në paqetinë e personazheve, gjë që të lë të shpresosh gjithnjë e më tepër për të ardhmen e tyre të ndritur si shkrimtarë”. – Mats Palmquist, Borås Tidning