Bombë në Beograd

Autor:Albatros Rexhaj ISBN: 978-99943-0-266-6 Kolana: Nr. faqe: 248Viti i botimit: 2012 Çmimi: 800 Lekë

Kosovë, verë e vitit 1998.

Lufta sapo ka filluar…

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fundin e luftës në Kosovë, por njëherësh edhe fillimin e mundshëm të Luftës së Tretë Botërore.

“Bombë në Beograd” është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
Një ngjarja e imagjinuar, por megjithatë ngjashmëritë me persona dhe ngjarje reale janë të mundshme.