KOLANA
Bari
Bari
Varrosini pirgjet e të rënëve tuaj
në Austerlic e në Vaterlo,
ma lini mua
mbulesën e fundit,
unë jam bari.
Varrosini pirgjet e të rënëve tuaj
në Gettysburg,
varrosini pirgjet e të rënëve tuaj
në Ypres e në Verdun,
ma lini mua
mbulesën e fundit,
unë jam bari.
“Si quhet ky vend?”
“Ku jemi tani?”-
pas vitesh do pyesë udhëtari –
ma lini mua t’i përgjigjem,
unë jam bari.