Botime Dudaj

 

Austerlici

Autor:W.G. Sebald ISBN: 978-99943-0-412-7 Kolana: Nr. faqe: 300Viti i botimit: 2015Përktheu: Pandeli Pani Çmimi: 900 Lekë
Zhak Austerlic quhet i huaji i çuditshëm që rrëfimtari e has në një sallë të errët stacioni. Teksa rastësia i takon sërish të dy burrat në vendet më të pagjasa, hap pas hapi zbulohet historia e jetës së këtij udhëtari të guximshëm.Austerlici, që jeton prej vitesh në Londër, nuk është anglez. Në vitet ’40 të shekullit të kaluar kishte mbërritur në Uells, kur ishte një fëmijë i arratisur hebre. I riu u rrit nga një predikues dhe e shoqja dhe pas shumë vitesh, pasi mori vesh origjinën e tij të vërtetë, kuptoi për se ndihej aq i huaj në mes të njerëzve të tjerë.

W.G. Sebald, një nga rrëfimtarët më të veçantë e kuptimplotë të kohës sonë, ndjek në këtë libër historinë e një të çrrënjosuri që nuk mund të gjejë më një atdhe…