Artemis Fowl (7) Sëmundja e Atlantidës

Autor:Eoin Colfer ISBN: 978-99943-0-322-9 Kolana: Gjinia: , , , Nr. faqe: 368Përktheu: Elona MistrovicaViti i botimit: 2013 Çmimi: 800 Lekë

Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar.

I ka ndodhur diçka e tmerrshme.

Artemisi është bërë i mirë.

Banorët e botës së nëntokës diagnostikojnë një sulm të egër të Sëmundjes së Atlantidës (që për ju dhe për mua është një çrregullim i personalitetit të shumfishtë). Praktikisht zhytja e vazhdueshme në magji ia ka dëmtuar mendjen. Dhe tani qyteti i nëndheshëm i Atlantidës rrezikon të sulmohet nga një ushtri robotësh të këqij, ndërsa varianti i mirë i Artemisit nuk di t’i luftojë ata.

Tashmë problemi qëndron tek të kuptuarit nëse kapitenia Magjistricë Shtupë e Policisë Heroike të Lirë do të jetë në gjendje ta kthejë pas Artemisin e vërtetë, përpara se sa robotët misteriozë të shkatërrojnë qytetin dhe gjithë banorët e tij.

Më vjen shumë keq, nuk mund të mos ju vija në dijeni. Gjendemi në buzë të greminës…