KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime20
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane51
- Letërsi Europiane214
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Artemis Fowl (3) Kodi i përjetësisë
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.
Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, që është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet… por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxholle Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandant Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit, por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit…





