Anatomia e një çasti

Autor:Javier Cercas ISBN: ISBN 978-00343-0-762-3 Kolana: Gjinia: , Përktheu: Bashkim ShehuViti i botimit: 2025 Çmimi: 1500 Lekë

Javier Cercas dëshiron të rrëfejë, në formën e një romani, përpjekjen për grusht shteti të 23 shkurtit 1981 në Spanjë. Por ai zbulon se, “për një herë të vetme, historia ka qenë koherente, simetrike dhe e rregullt, jo e çrregullt, rastësore apo e paparashikueshme”. Në atë realitet, Cercas sheh “tërë forcën dramatike dhe potencialin simbolik që kërkojmë nga letërsia”.

Me një gjest të madh guximi, ai vendos të heqë dorë, ose, ndoshta, të bëjë sikur heq dorë, nga trillimi letrar, për të realizuar Anatomia e një çasti dhe për të paraqitur faktet: kolonelin Tejero që hyn i armatosur në Parlamentin e Madridit; plumbat që fishkëllejnë në sallën e Cortes-it; politikanët që kërkojnë strehë nën tavolina. Të gjithë, përveç tre personave që mbeten ulur në vendet e tyre për t’u përballur me puçistët. Kështu zbulojmë se “faktet e zhveshura” nuk janë aspak të thjeshta, sepse ato përmbajnë brenda vetes jo vetëm realitetin, por edhe interpretimin dhe mënyrën e rrëfimit të tij.

«Një nga kryeveprat e letërsisë bashkëkohore spanjolle… Cercas ka ditur të ndriçojë një moment vendimtar në historinë e Spanjës… Lexuesi e di se ngjarja e rrëfyer është e vërtetë, por, falë mjeshtërisë letrare të Cercas-it, ai e percepton të vërtetën si fryt të një imagjinate prej romani.»

Alberto Manguel

Javier Cercas ka lindur në vitin 1962 në Ibahernando, Cáceres. Është profesor i letërsisë spanjolle në Universitetin e Gironës dhe bashkëpunon rregullisht me El País. Në vitin 2011, Anatomia e një çasti fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Mondello” dhe Çmimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit të Torinos.

Libra të tjerë të Javier Cercas në shqip: Ushtarë të Salaminës, Mashtruesi, Monarku i hijeve.