Sekreti i mijëvjeçarit

Autor:Katherine Neville ISBN: 978-99943-0-170-6 Kolana: Nr. faqe: 644Përktheu: Margarita SkënderiViti i botimit: 2012 Çmimi: 1500 Lekë

Përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës

Qyteti i Nju-Jorkut, 1972 – një amatore në matematikë dhe shah, Ketrin Velis, është gjithashtu eksperte kompjuterësh për një firmë të madhe kontrolli financiar, “Teta e Madhe”. Përpara se të niset me një detyrë të re në Algjeri, Keti lexon pëllëmbën e dorës te një parashikuese fati. Gruaja e paralajmëron atë për një rrezik. Më pas, një tregtar antikash i bën Ketit një ofertë misterioze: ai ka një klient anonim, i cili po përpiqet të mbledhë gurët e një kompleti antik shahu, që mendohet se mund të jetë në Algjeri. Nëse Keti i sjell gurët në ShBA, ajo do të shpërblehet bujarisht.

Jugu i Francës, 1790 – Mirej de Remi dhe kushërira e saj Valentina janë rishtare në abacinë e Montglejnit, që i ngjan një kështjelle. Kur Franca u përfshi nga flakët e Revolucionit, dy vajzat u rebeluan ndaj jetës së kufizuar të manastirit – ndërkohë që mjetet e shpëtimit i kishin gati. Në abaci, varrosur thellë, janë gurët e Takëmit të shahut të Montglejnit, që dikur i përkiste Karlit të Madh. Kushdo që i bashkon gurët, mund të jetësojë Lojën, që ka fuqi të pakufizuara. Por, për ta mbajtur sekret Lojën nga ata që mund të abuzojnë me të, gurët duhen shpërndarë në të gjithë botën.

 “Një vepër tërheqëse dhe argëtuese, që arrin të jetë sa prekëse, aq dhe me ide interesante nga pikëpamja intelektuale… Pak vetë mund t’i rezistojnë.” – Los Angeles Times Book Review

Katherine Neville ka qenë për afro 20 vjet këshilltare ndërkombëtare dhe menaxhere kompjuterësh për energjinë dhe financat. Ka punuar për IBM-në, për qeverinë algjeriane, Departamentin amerikan të Energjisë, OPEK-un, Zyrën e Menaxhimit të Tokës, Bursën e Nju-Jorkut dhe Bankën e Amerikës. Studimet pasuniversitare i kreu për letërsi afrikane dhe për disa vjet ishte fotografe për reklamim biznesi, modele profesioniste dhe piktore. Me punën e saj ka lënë gjurmë në shtatë vende, në tri kontinente dhe në më shumë se njëzet shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përvojat e ndryshme nëpër botë i kanë shërbyer për pasurimin e romaneve të saj.

Libra të tjerë nga Katherine Neville:

Zjarri