Mëndafshi francez

Mëndafshi francez

Autor: Sandra Brown

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2004

Përktheu: Taqo Trajçe

Nr. faqe: 616

ISBN: 99943-33-00-3

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Faqet e librit janë të mbushura me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë.

Si vetë qyteti i Nju-Orleansit, Klara Laurenti është një bukuroshe magjepsëse, e rrethuar me mistere e të fshehta. Ajo është përpjekur shumë për ta shndërruar biznesin e saj, “Mëndafshin francez”, që prodhon të brendshme grash, në një sukses të përbotshëm. Por një ditë një ungjilltar televiziv gjendet i vrarë me tre plumba dhe Klara dyshohet si vrasëse.
Ndihmësprokurori i qarkut, Robert Kesidi, e kupton se ajo e gënjen vazhdimisht gjatë hetimeve të tij për vrasjen, megjithëse joshet gjithnjë e më shumë nga bota dhe shpirti i saj. Por as dashuria e Kesidit dhe as mëtimet e saj për pafajësi nuk mund ta shpëtojnë Klarën, derisa ajo zbulon një të vërtetë tronditëse, të cilën ishte betuar ta merrte me vete në varr.
Konfliktet ndizen dhe tensioni rritet gjithnjë e më shumë… qindra faqe me vrasje, intrigë e histori dashurie, që lexohen me një frymë.