Fort do të të mbërthej o jetë…

Autor:Selvi Beçaj ISBN: 978-99943-0-311-3 Kolana: , Nr. faqe: 96Viti i botimit: 2013 Çmimi: 700 Lekë

“Përvoja na ka mësuar që shpesh njerëzve u mbetet hatri për një çast, por zemrave asnjëherë. Kjo sepse kodin e trokitjes së një zemre që e do dhe të do, e njeh vetëm zemra tjetër, ajo që ndoshta e ke lënë dhe pa gjumë!… Mund të them me siguri se vargjet tek Selvi, nuk “qëmtohen”, nuk sajohen e kurdisen, por rrjedhin krejt logjikshëm.”

 

Ndiej buzët e tua mbi buzën time,

Ngrohtësinë e puthjeve mbi lëkurën time,

Ndiej afshin e ngrohtë të frymës tënde,

Përkëdheljet e tua, që përshkojnë

Çdo vatër të trupit dhe qenies sime.

Agim M. Doci