KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction2
- Autorë Shqiptarë160
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane194
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Zogu ogurzi
Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një “reality show” me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve? Propozimi është miratuar, dritat janë ndezur, por mbërritja e trupës krijon jo pak rrëmujë. Madje producenti, i bindur se skandalet rrisin audiencën, argëtohet duke ushqyer tensionet mes konkurentëve. Zhurma mediatike rrezikon të përthithë edhe burimet e policisë dhe inspektori Patrik Hedstrom i shpërqendruar nga përgatitjet për martesën me Erikën është në ngut të madh: hetimet për një grua të vdekur në rrethana të dyshimta duket se nuk ecin. Duke kërkuar me ngulm për të vendosur së bashku copëzat e një rasti me mijëra pengesa e kërcënime, sekrete, gënjeshtra të kota, Patriku gjen një ditar dhe copa të prera gazetash të vjetra që mund të përmbajnë informacione të çmuara.