KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Varrimi i një armiku të popullit
“Sytë e kuq morën një kthesë të beftë … u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas…”
“(‘Dikush po na përgjon’) më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane … Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.”
“…oshtima e turmave që thërrisnin “Vdekje …dhe gjaku i kuq që spërkaste shkallët, m’u vërtitën dhe m’u ngatërruan në kokë. Sipër tyre qëndronin të heshtur qiparisat. Po gladiatorët vallë ku janë?!…”
“Mos i lini të më humbasin pa varr mbi kokë,” qe amaneti i babait. A nuk është tradhti të mos përmbushësh amanetin e prindit të vdekur? Kush është më e rëndë, tradhtia ndaj prindit apo tradhtia ndaj socializmit? Kush vjen e para, familja apo socializmi? Në djall të vejë socializmi! Në djall edhe burgu. Tashmë, nuk më bëhet vonë. Ejani e më merrni!’…”
Glori Husi ka lindur në Gjirokastër, më 1972. Studimet e larta për jurisprudencë i ka kryer në Universitetin e Athinës, Greqi dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Bonit, Gjermani. Pas një karriere dinamike si avokat dhe pedagog i të Drejtës Europiane, gjatë së cilës ka publikuar një sërë punimesh akademike, si dhe pas një kontributi të suksesshëm në administratën e lartë shtetërore, autori vjen përpara lexuesit me këtë novelë dramatike, të bazuar në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë një periudhe të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Autori jeton me bashkëshorten në Florida, SHBA.