Vargjet satanike

Autor:Salman Rushdie ISBN: 978-99943-0-341-0 Kolana: Nr. faqe: 612Përktheu: Alina KaraulliViti i botimit: 2014 Çmimi: 1500 Lekë

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane, si dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave. Mbërthyer pas njëri-tjetrit, duke kënduar këngë të ndryshme, ata bien dhe mbeten gjallë mbi rërat e mbuluara me borë të një plazhi anglez.

Shpëtimi i tyre është një mrekulli e dyshimtë. Xhibrili fiton një aureolë, ndërsa Saladinit, për tmerrin e vet, këmbët i bëhen leshatore dhe i shndërrohen në thundra, ndërsa në tëmtha i shfaqen zgjatime në formë brirësh. Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës.

Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre vendimtare, ne bëhemi dëshmitarë të një cikli rrëfenjash dashurie dhe pasioni, tradhtie dhe besimi.

 

“Një arritje tronditëse dhe e shkëlqyer.” – Nadine Gordimer

 

“Një roman metamorfozash, fanitjesh, kujtimesh, halucinacionesh, zbulimesh, motivesh reklamash dhe shakash. Rushdie ka pushtetin e përshkrimit, ndërsa ne dorëzohemi.” – The Times

 

“Një roman i jashtëzakonshëm. Një rrugëtim i rrëmbyer mbi një peizazh të gjerë të imagjinatës.” – Angela Carter