Unë nuk kam frikë

Autor:Niccolò Ammaniti ISBN: 978-99943-0-255-0 Kolana: Nr. faqe: 264Përktheu: Yllka BeshirjaViti i botimit: 2013 Çmimi: 800 Lekë

Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.

Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur, që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur.

Papritur, Mikele Amitranoja, nëntë vjeç, gjendet përpara një sekreti aq të madh dhe të tmerrshëm, saqë e ka të pamundur ta tregojë atë. Dhe për të përballuar makthin e asaj çka përjeton, i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në lëvizje fantazinë fëmijërore. Ndërkohë, lexuesi do të ndjekë një ngjarje të dyfishtë: atë që shihet me sytë e Mikeles, por edhe atë ku përfshihen të mëdhenjtë e Akua Traverses, një qendër e mjerë dhe e vogël banimi, e përhumbur mes fushave me grurë.

Si rezultat, ngjizet një roman i fuqishëm dhe i arrirë, ku lexuesi ndien dhe sheh me sytë e mendjes një atmosferë të ngjashme me atë të librave “Aventurat e Tom Sojerit” të Mark Twain-it dhe “Përralla italiane” të Calvino-s. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1978, në një fshat të Jugut të Italisë, pa koordinata të përcaktuara, por që përshkruhet me një forcë të rrallë.

“Unë nuk kam frikë”, botuar për herë të parë në vitin 2001, është bërë një libër klasik i letërsisë italiane, ndërsa brezi i ri i lexuesve vazhdon ta lexojnë dhe ta mbajë gjithmonë pranë.
Ky libër, që i kushtohet rrugës së njohjes së vetvetes përmes rrezikut, përfaqëson gjithashtu lamtumirën zemërprekëse ndaj asaj energjie të magjishme që na nxit të luftojmë kundër çdo lloj përlindëshi. Por ndërkohë është edhe lamtumira ndaj moshës së lojërave dhe çiltërsisë.