KOLANA
Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë
Qëllimi im nuk është të bëj art. Duhet të gjej një kuptim të ri në jetë dhe të shprehem. Për të arritur aty ka tri rrugë: rruga e Krishtit, e paarritshme; rruga e Shën Palit; rruga e artit dhe e filozofisë – Tolstoi, Niçe. Zgjodha të tretën, ndaj ajo që shkruaj nuk do të jetë kurrë e përsosur nga pikëpamja artistike, pasi imagjinata ime i kalon kufijtë e artit. Më duhet të bëj një kërcim. A do të jem i aftë? E pamundur. Ja ku qëndron tragjedia e jetës sime.