KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction2
- Autorë Shqiptarë160
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane194
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Turpi
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi… Ky është romani si mit dhe si satirë.” – Sunday Telegraph
Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit. Ishte një stërvitje që do të dilte e dobishme kur u largua nga fortesa e mëmave të tij (përmes ashensorit) për t’u përballur me të ardhmen e vet të paturpshme. Si një përrallë magjepsëse, si satirë politike shkatërrimtare dhe elegante, si një zbavitje e potershme “Turpi” është një roman i pashoq.
“”Turpi” është po aq i mirë sa “Fëmijët e mesnatës”. Është një komedi e zezë e jetës publike dhe e domosdoshmërive historike.” – The Times
“Salman Rushdie është një shkrimtar i mrekullueshëm. Ai ka një imagjinatë të çlirët, një humor të vrazhdë dhe të fuqishëm. Ai e sulmon gjuhën me energji dhe pa kufizim.” – Independent
SALMAN RUSHDIE është autori i romaneve “Grimus”, “Fëmijët e mesnatës”, “Turpi”, “Vargjet satanike”, Haruni dhe një det me histori”, “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Trualli nën këmbët e saj”, “Furia”, “Klouni Shalimar” dhe “Magjistrica e Firences”, i një përmbledhjeje me tregime të shkurtra dhe i katër veprave joletrare, si dhe bashkëbotues i “Libri i lashtë i shkrimeve indiane”.
Ai ka marrë shumë çmime për shkrimet e tij, përfshirë Çmimin për Letërsinë Aristeoin të Bashkimit Europian. Është anëtar i Royal Society of Literature dhe Commandeur des Arts et des Lettres. Në vitin 2008, libri “Fëmijët e mesnatës” mori çmimin “Best of the Booker”, romani më i mirë që ka fituar çmimin Booker në historinë e tij dyzetvjeçare.