Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s

Autor:Ardian KlosiJurgen Rohling ISBN: 978 99943 718 8 4 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 494Përktheu: Grup përkthyesishViti i botimit: 2007 Çmimi: 1500 Lekë

Bertolt Brecht, Heinrich Boll, Friedrich Durrenmatt, Max Frisch, Gunter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë të tjerë mjeshtër të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona. Një shkollë për të mësuar mjeshtërinë e tregimit, 40 tregime për të zbuluar realitete të reja e për të hyrë në skutat më të thella të psikologjisë njerëzore. Për herë të parë i jepet në dorë lexuesit shqiptar një antologji e prozës moderne të gjuhës gjermane në përmasa kaq të mëdha. Asnjë letërsi e madhe nuk e ka gëzuar këtë privilegj në gjuhën shqipe, të paktën jo për letërsinë moderne e bashkëkohëse. Përfshihen këtu prozatorët më të mirë të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha tregimet në shqipërime të një niveli të lartë, nga letrarë dhe përkthyes profesionistë të gjermanishtes. Një pasuri unike për shkrimtarë, studentë e specialistë të letërsisë, një botë e tërë që i hapet publikut të gjerë shqiptar. Letërsia e gjuhës gjermane në gjysmën e dytë të shekullit 20 vijon, pas traumës së pasluftës dhe “orës zero”, traditat më të mira të periudhës para marrjes së pushtetit nga nazistët. Veç klasikëve modernë, antologjia përmban një numër shkrimtarësh që eksperimentojnë në rrugë të reja.