Transformo jetën tënde

ISBN: 978-99943-0-670-1 Kolana: Gjinia: , Nr. faqe: 200Viti i botimit: 2022 Çmimi: Lekë

Fatjona Cici është me origjinë nga Shqipëria, por jeton në Vjenë, Austri.

Profesioni i saj është trajnere personale dhe mindset coach. Trajnon me mijëra vajza dhe gra online.

Ka përfunduar studimet e larta master pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë si Specialiste e Shëndetit Publik. Gjithashtu ka përfunduar studimet master pranë European Institute for Personal Trainer për fitnes dhe aktivitet fizik. Ka kryer shumë trajnime në fushën e zhvillimit personal, të motivimit dhe të transformimit të mendimeve.

Fatjona ka një karakter dinamik dhe të fortë, plot energji, dhe nuk rresht së punuari për të ndihmuar veten dhe të tjerët. Parimi i saj kryesor është: të jemi vetvetja në çdo hap që hedhim dhe ta pranojmë veten për këtë që jemi. Fatjona u mbijetoi depresionit dhe çrregullimeve të ankthit dhe aktiviteti fizik për të ishte “dora” ku u kap fort. Ajo beson që forca e njeriut nuk ka limite, jep gjithçka nga vetja, edhe në ditët e saj më të vështira ku do të parapëlqente të qëndronte shtrirë në divan. Fatjona ka transformuar jetën e shumë njerëzve si fizikisht, por dhe mendërisht, duke iu zgjuar potencialin dhe forcën që fle brenda tyre.

Në jetë askush nuk do të të shtyjë para, është detyra jote ta bësh! Çasti i duhur për të vepruar është tani.