KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
The Game | Loja
Autor:Alessandro Baricco
ISBN: 978-99943-07-210
Kolana: Letërsi Europiane
Nr. faqe: 312Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2024 Çmimi: 1200 Lekë
Skena e parë Minifutboll tryeze, flipper, videolojë. Thellohuni gjysmë ore në mendime dhe kaloni nga njëra te tjetra, sipas këtij rendi. Pandehnit se po luanit, por në fakt keni përshkuar hapësirën që ndan njërin qytetërim, atë analog, nga tjetri, ai digjital. Keni shtegtuar në një botë të re: të lehtë, të shpejtë, jomateriale. Skena e dytë Merrni ikonën që për shekuj ka ngërthyer në vetvete thelbin e qytetërimit tonë: njeri-shpatë-kalë. Ballafaqojeni me këtë: njeri-tastierë-ekran. Dhe përpara syve do t’ju shpërfaqet ndryshimi që po ndodh. Një sizmë që ka ripërvijuar në një mënyrë mbresëlënëse pozicionin trupor të ne, qenieve njerëzore.
Çka po jetojmë nuk është thjesht një revolucion teknologjik i përbërë prej objektesh të reja, por rezultat i një kryengritjeje mendore. Kush e ka vënë në zbatim – nga pionierët e Internetit te shpikësi i iPhone-it – nuk kishte në mendje tjetër projekt të saktë përveç këtij, joshës dhe egërshan: të pamundësosh përsëritjen e një tragjedie si ajo e shekullit XX, ku të mos ekzistojnë më kufij, elita, kasta klerike, politike, intelektuale.
Një ndër konceptet më të vyera për njeriun analog, analog, e vërteta, befas humbet trajtat e vagëllohet, bëhet i lëvizshëm, i paqëndrueshëm. Problemet shpërngulen në ndeshje që duhen fituar në një lojë për të rritur-fëmijë. Sepse kjo është “The Game”.
Libra të tjerë të autorit të përkthyer në gjuhën shqipe nga Botimet “Dudaj”: “Tri herë në agim”; “Zoti Guajn”; “City”; “Nusja e re”.