KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane206
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Të jetosh kohën
“Të jetosh kohën”, libri autobiografik i Rexhina Nanos, është rrëfim për jetën e saj përthyer në historinë e çdonjërit prej nesh. Ky libër është mbështetur në shënime të mbajtura ndër vite, letra origjinale, kujtime dhe vrojtime të hollësishme të një gruaje që jetoi për 30 vjet në krah të Fatos Nanos, jo vetëm si një bashkëshorte dinjitoze, po edhe një shtyllë mbështetjeje për njeriun që qeverisi Shqipërinë për shumë vite pas ndryshimeve të mëdha të viteve ’90-të. “Të jetosh kohën” shquhet për vlera të larta narrative, njohëse dhe artistike. Çdokush mund të gjejë dhe të prekë vetveten nëpër faqet e tij, të ndihet i përfshirë brenda një copëze historie edhe për shkak se libri është shkruar ngrohtë, thjesht dhe pa stërhollime të kota.