Të fshehtat e malit Grei

Autor:John Grisham ISBN: 978-9994-306428 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 534Përktheu: Elona MistrovicaViti i botimit: 2021 Çmimi: 1200 Lekë

Për fat të mirë, ekzistojnë dhjetëra organizata jofitimprurëse që punojnë me pasion në zonat qymyrmbajtëse për të mbrojtur mjedisin, për të ndryshuar politikën dhe për të luftuar për të drejtat e minatorëve dhe të familjeve të tyre. Njëra prej këtyre organizatave është Qendra Ligjore e Banorëve të Apalasheve në Uajtsburg, Kentaki. Dy prej avokatëve të saj të mrekullueshëm, Meri Kromeri dhe Ues Adingtoni, më kanë dhënë informacione dhe këshilla gjatë patrullimeve të mia të para të krahinën e tyre. Zërat e Apalasheve është një grup ambientalistësh mjaft aktivë me seli në Boun, Karolinën e Veriut. Drejtori i tyre, Mat Uasoni, ka qenë një burim i çmuar për kërkimet e mia.

Falënderoj gjithashtu edhe Rik Midëlltonin, Hauard Evansin, Ues Blankun dhe Majk Nikolsonin.

 

“Xhon Grishami është jashtëzakonisht i zoti në atë që bën. Librat e tij janë të drejtpërdrejtë, plot imagjinatë dhe argëtues, të mbushur me personazhe të ndërlikuara dhe interesante”. – Xhonatan Jardlei, Uashington Post

 

“Ligji, për vetë natyrën e tij, shkakton drama, dhe libri i ri i Grishamit na dhuron një pamje nga brendësia e ingranazheve të ndotura të procesit dhe të pushtetit, të shoqëruar me një argëtim të pamasë”. – Los Anxhelos Tajms

 

“Xhon Grishami është rrëfimtari më i madh që kemi sot për sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. – Komenti i librit nga Nju Jork Tajms

 

“Të fshehtat e suksesit të Grishamit nuk janë aspak të fshehta. Ato janë dy: ritmi i tij, i cili shtrihet nga i shpejtë në marramendës, vdekjeprurës, dhe tema e zgjedhur prej tij – njeriu i zakonshëm përfshihet në një konspiracion të madh dhe në fund del fitimtar”. – Koha

 

“Një legjendë e vërtetë letrare”. – SHBA Sot