Sfidantët

Autor:John Grisham Kolana: Gjinia: Përktheu: Elona MistrovicaViti i botimit: 2022 Çmimi: 1400 Lekë

Një studio e vogël ligjore. Një çëshje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.

Oskar Finlej dhe Uolli Fig, dy avokatë nga Çikagoja, prej njëzet vjetësh janë ortakë të një studioje të vogël ligjore, gjithmonë në prag falimentimi. Grinden me njëri-tjetrin si çift i vjetër bashkëshortësh, përpiqen të sigurojnë klientë duke dhënë këshillime “sipas rastit” në çështje të parëndësishme. Të dy ia dalin mbanë ta çojnë përpara studion e tyre me dinjitet dhe me shpresë se herët a vonë do të jenë aq me fat sa të ndeshen me çështjen ligjore që do t’i bëjë të pasur. Rutina e tyre tronditet befas ditën kur tek ata hyn me tërsëllimë Dejvid Zinku, avokati i ri dhe i papërmbajtur, i cili deri pak oë më parë punontye në njërën prej studiove ligjore më në zë të qytetit. I lodhur prej ritmeve masakruese dhe i vendosur të ndryshojë jetën e vet, Dejvidi nuk ëshhtë paraqitur në zyrë dhe, për shkak të një sërë rrethanash të rastësishme e fatlume, ka mbërritur aty duke u kërkuar dy ortakëve ta marrin në punë.
Duket si shenjë e fatit, pasi pikërisht ato ditë atyre të treve iu erdhi mundësia e një jete të tërë: një çështje përvëluese që ka të bëjë me një industri të rëndësishme farmaceutike dhe që më në fund mund t’i bëjë të pasur. Me sa duket, fama dhe paratë po i presin, por gjithçka është tepër e bukur për të qenë e vërtetë dhe, thuajse pa e kuptuar, e gjejnë veten të përfshirë në një proces që rrezikon t’i shtypë, ku luhen miliarda dollarë dhe ku avokatët e studiove ligjore më të mira do t’i sfidojnë në një betejë gjakatare.
Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Nga shtëpia botuese Dudaj – libra të tjerë të John Grisham-it: Testamenti, Më në fund gjykatës, Të mos festosh krishtlindjet, Ortaku, Ndërmjetësi, Klienti, Kohë për të vrarë, Dhoma e gazit, Firma, Apelimi, Rrëfmi, Bashkëpunëtori, Të fshehtat e Malit Grei, Ish-Avokati.