KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Sekreti i engjëjve
“Kreshendoja është elektrike dhe del në ngjyra horror drejt përmbylljes së rrëmbyer, ku gjithçka
ose pothuajse gjithçka do të gjejë një shpjegim” – Corriere della Sera
E vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrirë mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinjtë e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez. Dëshiron ta risistemojë koloninë që i përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur. Askush nuk i pa më përsëri; askush nuk qe kurrë në gjendje të përcaktonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Një mister që ngacmon ngaherë kërshërinë e Erikë Falkut, tani entuziaste që mund të rimarrë në dorë hetimin personal mbi atë histori të errët.
Por duket se për Ebën nuk ka qetësi. Dikush kërkon ta largojë, i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit. Pas një zjarri që shpërtheu natën, kërcënimet bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse: Eba tashmë ka humbur gjithçka, e megjithatë është ende dikush që dëshiron vdekjen e saj. Erikës dhe Patrikut nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bashkojnë forcat për të gjetur arsyet e një mllefi që vitet nuk e kanë fashitur, duke filluar nga një indicie e dobët: gjurmë të vjetra gjaku që punimet e restaurimit kanë nxjerrë në dritë në koloninë e Valosë. Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një “fabrikuese të mistershme engjëjsh”.c