Rruga

Autor:Cormac McCarthy ISBN: 978-99943-0-114-1 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 236Përktheu: Astrit CaniViti i botimit: 2009 Çmimi: 700 Lekë

Bota është shkatërruar. Një burrë dhe djali i tij ecin me mund e me frikë nëpër zezimin e fundit. Synojnë drejt Jugut, drejt bregdetit. Në botën që e ka humbur dritën e vet, në ngricën që shtohet dita-ditës, ata bartin zjarrin. Kanë vetëm një pistoletë dhe vetëm një plumb për t’u mbrojtur nga grabitësit, që nuk ndalojnë para asgjëje, as para kanibalizmit, as para dhunës së epërme. Fjali pas fjalie, pritet me tmerr se çfarë do ndodhë, por nuk ka se ç’të ndodhë më, e gjitha ka ndodhur, bota është shkatërruar. Në botën pas botës, iu është kthyer dinjiteti të gjitha gjërave të mira me të cilat përmbushim nevojat tona, por që në botën tonë s’i perceptojmë drejt, pasi jemi mbuluar me to. Cormac McCarthy shkatërron botën për të krijuar një marrëdhënie njerëzore. Romani “Rruga” është një kristal i kulluar i letërsisë botërore.