Rreshtin e printe Babukari

Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 174Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2021 Çmimi: 800 Lekë

Fitues i European Union Prize for Literature 2019

 

Babukari, Osmani, Jajai dhe Roberti janë katër azilkërkues që kanë mbërritur në Itali pasi kanë përshkuar gjysmën e Afrikës dhe Mesdheun. Qëndrojnë pezull midis shpresës që kërkesa e tyre të pranohet dhe ankthit se mos riatdhesohen. Dikush pret seancën e parë përballë Komisionit Territorial, dikush tjetër pret gjykimin në shkallën e parë në gjykatë dhe dikush ka siguruar mbrojtjen ndihmëse dhe mund të vazhdojë për pak kohë të ecë përpara pa shumë ankthe.

Një fundjavë vendosin të marrin një tren që nga Peruxha do t’i çojë drejt detit Adriatik. Destinacioni është plazhi i Falkonara Maritimës dhe udhëtimi rrokjezohet nga takimet, nga fiksimet e secilit dhe nga marrëdhënia e luhatshme me gjuhën italiane. Janë dyzet e tetë orë ngjarjesh të vogla: gjoba, strehime të përkohshme, vizione, finalja e Europianit të Futbollit, ndonjë grindje. Dy ditë gjatë të cilave katër shokët do të jenë gjithnjë duke ecur, në rresht për një, përgjatë rrugëve të provincës së Italisë Qendrore. “Rreshtin e printe Babukari” është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik që kanë vetëm gjërat e vërteta.

 

Autori provon të tregojë se si ata na shikojnë ne. Dhe shkruan një libër të fortë dhe të nevojshëm”. – Paolo di Paolo – La Repubblica

Gjëja e parë që të bën përshtypje te ky libër janë ndërthurjet dhe daljet e befta nga shinat e jetës së vërtetë, shumë të ndryshme nga konvencionet romanceske”. – Angelo Ferracuti – Il Manifesto