Rikthim

Autor:Fred Uhlman ISBN: 978-99943-0-759-3 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 138Përktheu: Albana Sala DwonchViti i botimit: 2025 Çmimi: 1000 Lekë

«Gjithçka që dija, atëherë, ishte se ai do të bëhej miku im».
Gjermani, viti 1932. Dy djem gjashtëmbëdhjetëvjeçarë ndjekin të njëjtën shkollë ekskluzive në Shtutgart.
Njëri është djali i një mjeku hebre, tjetri pasardhës i një familjeje të pasur aristokrate. Mes tyre lind një miqësi e thellë, një mirëkuptim i përsosur dhe magjik. Por vendi ku jetojnë po ndryshon thellësisht. A do të mundet që kjo miqësi të mos shkatërrohet nga historia?
Një rrëfim me një finesë dhe forcë sugjestive të jashtëzakonshme, Rikthim u botua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971 dhe më pas kudo, ku korri një sukses të madh si te publiku ashtu edhe te kritika.

«Një nga tekstet më të thella dhe më të pastra mbi vitet e nazizmit në Gjermani. Ndër romanet më të bukura që mund t’u rekomandohen lexuesve, nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart. Pa asnjë hezitim».

  Le Monde

«Një vepër e çmuar që meriton të lexohet nga të gjithë».

 Ian McEwan

«Një kryevepër», shkruante Arthur Koestler në parathënien e botimit anglez të vitit 1976 duke shtuar: Qindra libra voluminozë janë shkruar deri më tani për kohën kur trupat shndërroheshin në sapun, për të ruajtur pastërtinë e racës ariane; megjithatë unë besoj sinqerisht se ky libër i hollë do të gjejë një vend të qëndrueshëm në raftet e librave».

Fred Uhlman-i lindi në Shtutgart në vitin 1901 dhe vdiq në Londër, në moshën tetëdhjetë e katër vjeçare. Është autor edhe i një autobiografie të botuar në anglisht dhe frëngjisht, që e frymëzoi për rrëfimin Rikthim, por ai e dinte që ky do të mbetej “libri i tij”. “Një shkrimtar mund të mbijetojë edhe vetëm me një libër”, deklaroi pak para se të vdiste.