KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Pse e rrëmbyem makinën?
Nëna në klinikën e rehabilitimit, babai që shkon me shërbim me sekretaren. Maik Klingenbergut i mbetet t’i kalojë pushimet e mëdha vetëm në pishinën e shtëpisë prindërore. Po pastaj shfaqet Tiku. Tiku, në fakt Andrej Tihatov, banon në një nga pallatet e larta sociale të Hellendorfit, po ka arritur të kalojë nga shkolla speciale në gjimnaz, megjithatë nuk duket të jetë një shembull klasik integrimi. Veç të tjerash ai ka edhe një makinë të vjedhur. Dhe kështu fillon një udhëtim i paharruar pa hartë dhe kompas nëpër provincën gjermane në një verë përvëluese, i paharrueshëm si udhëtimi me anije i Tom Sojerit dhe Hak Finit.
“Pse e rrëmbyem makinën” është një roman aventurash të bukura, të trishtuara i Lindjes misterioze gjermane, i cili ka vetëm një të metë: mbaron shumë shpejt.” – Jörg Magenau, Deutschlandradio
“Një histori, që s’ngopesh së treguari dhe lexuari”. – Tobias Rüther, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.
“Kur lexon ‘Pse e rrëmbyem makinën’ shkrihesh së qeshuri, por po kaq shumë prekesh dhe herë pas here të mbushen sytë me lot. ‘Pse e rrëmbyem makinën’ është një libër që i bën të rriturit të ndihen fare mirë dhe që mund t’ua dhurosh kurdo moshatarëve të heronjve të tij”. – Gustav Seibt, Süddeutsche Zeitung