KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike6
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë175
- Biografi & Kujtime21
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane52
- Letërsi Europiane218
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi39
- Shkrimtarë Nobelistë19
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
21
Përsosmëritë
«Jo gjithmonë realiteti ishte besnik ndaj imazheve.»
Gjithkush do ta dëshironte një jetë si të Anës dhe Tomit. Një punë krijuese e pa kufizime; një apartament në Berlin, plot dritë dhe bimë; pasion për ushqimin dhe politikën progresiste; marrëdhënie të hapur ndaj eksperimentimit seksual e mbrëmje që përfundojnë në mëngjes. Një përditshmëri e pastër dhe joshëse, si një sërë fotografish të realizuara me kujdes. Por jashtë kësaj pamjeje rritet një pakënaqësi e thellë, e vështirë për t’u përkufizuar. Puna bëhet monotone. Miqtë kthehen në atdhe. Përpjekja për angazhim politik shuhet pa u kuptuar dhe vitet kalojnë. Dhe befas, në këtë jetë që i ngjan një imazhi të përsosur në ngjyra dhe kompozim, por të sheshtë e me kufizime – Ana dhe Tomi ndihen të zënë në kurth, të torturuar nga nevoja për të gjetur diçka më të vërtetë. Por a ekziston vallë?
Vincenzo Latronico rikthehet me një histori të kthjellët dhe të hidhur mbi ëndrrat dhe zhgënjimet, një parabolë mbi jetët tona të rrethuara nga imazhet e rrjeteve sociale dhe kërkimin e një origjinaliteti gjithnjë e më të brishtë dhe të rrallë.
«Një mjeshtër i ri i letërsisë italiane.» Frankfurter Allgemeine Zeitung
«Një rrëfimtar i shpejtë, inteligjent, cinik dhe sentimental, i pajisur me një gjuhë të shkathët dhe të mprehtë, që e përdor si një kamxhik që përplaset në ajër.» Marco Belpoliti, L’Espresso
Vincenzo Latronico (Romë, 1984) ka botuar romanet “Gjimnastikë dhe revolucion” (2008, fitues i Çmimit Giuseppe Berto për veprën e parë), “Komploti i pëllumbave” (2011, fitues i Çmimit Bergamo dhe i Çmimit Napoli, finalist për Çmimin Comisso), dhe “Përsosmëritë” (2022, botuar në 32 vende, i përzgjedhur në listën finale të Man Booker Prize 2025).





