KOLANA
Një trëndafil për Emilinë
Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm vetëm sepse ai do që të mbijetojë. Kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e mbramë e krejt të pavlerë të përshkënditjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut, që ligjëron ende. Shkagoj ta qas këtë mundësi. Jam i sigurt se njeriu nuk do të mbijetojë, ai do të ngadhënjejë.