KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Një det i moçëm
“Në muajt më të nxehtë, kulmi i argëtimit ishte mbledhja e kandilave të detit dhe nxjerrja e tyre në breg. Qe një zbavitje e rrallë. Meqenëse kandilat nuk i afroheshin bregut, sa kohë që deti nuk ishte krejtësisht i qetë, pa më të voglën valë, pra si vaj, ne ruanim si peshkatarë të vërtetë ardhjen e kësaj dite fatlume. Ai që e pikaste i pari, kishte vetëm një shpërblim, të drejtën e mburrjes për një javë të tërë. Në këtë garë fitoja shpesh, meqë isha symprehtë. Ma vunë nofkën Syfer. Në këto ditë të rralla, që ishin festat tona, zhyteshim të gjithë tok si hordhi tartare dhe me zhytje ose edhe me sy të lirë, nga sipër ujit, shquanim hazdisjen e asaj specieje të tejdukshme, por të rrezikshme, që ta çonte mishin fllugë, po të mos e kishe syrin dhe mendjen të mprehur. Të gjithë kandilat kishin një mjet të thjeshtë identifikimi, megjithëse ishin krejtësisht të tejdukshëm dhe nuk dalloheshin në ujë, rreth e rrotull kupolës iu vijëzohej një shirit i ngjyrosur në një blu kobalti. Këtë gjë, më kujtohet tani mirë, na e mësoi ai, Pufja. U stërvitëm aq shumë në këtë betejë, sa në breg nuk dilnim me një, por me nga dy invazorë, të mbërthyer në pëllëmbën e secilës dorë te kupola e tyre e rrumbullt. Pastaj i kthenim përmbys dhe kështu me duart e ngritura lart në ajër dilnim në breg…