KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Ne kemi kapur raketa me grep
Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t’ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppelwhupper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në filma mund t’i shikosh.
Karen Köhler shkruan për çastet dramatike të jetës. Por këtë e bën me një lehtësi dhe një nonchalance të tillë sa ke qejf ta ndjekësh kudo, si në provincën gjermane, ashtu dhe në pyjet e Siberisë. Tregimet e saj janë të rënda, po në të njëjtën kohë edhe të brishta.
Ka çaste kur i tërë universi të shembet dhe, sa të hanë sytë, nuk sheh ndonjë të ri. Pikërisht për këto çaste shkruan dhe Karen Köhler. Personazhet e saj i kundërvihen jetës me fantazi qoftë në bordin e krocierës së quajtur “Anija jote”, qoftë në shkretëtirën kaliforniane apo në pyjet siberiane: për kapitullim nuk ka vend.
Kanë shkruar për librin:
“Mos t’i biem rrotull: këtu kemi të bëjmë me një vepër me mjeshtëri të lartë.”
Ursula März, Die Zeit
“Doni histori që t’ju ngrohin gjatë netëve të ftohta, të ftohta? Doni të jeni dhe ju një herë indian? Doni raketa? Po, këtu! Këtu! Këtu!”
Sasha Stanishiç