Mëndafsh

Autor:Alessandro Baricco ISBN: 978-99943-0-787-6 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 112Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2026 Çmimi: 900 Lekë

Franca, udhëtimet në det, aroma e manave në Lavildië, trenat me avull, zëri i Helenës.

Hervé Zhonkuri vazhdoi të tregonte jetën e tij, siç kurrë në jetë s’e kish bërë.

 

Ky nuk është një roman. Dhe as tregim nuk është. Kjo është një histori. Zë fill me një burrë që shkel botën anembanë dhe përfundon me një liqen që gjendet aty, në një ditë me erë. Burri quhet Hervé Zhonkur. Liqeni s’dihet se si.

I botuar më 1996, i përkthyer në më se tridhjetë gjuhë, “Mëndafsh” u bë një bestseller ndërkombëtar, dhe po ashtu një film me regji të François Girard me Michael Pitt, Keira Knightley dhe Alfred Molina.

 

Alessandro Baricco ka lindur në Torino.

Shkrimtar, i pasionuar pas muzikës klasike dhe operës lirike, autor dhe regjisor teatri, përkthyes i teksteve teatrale, autor dhe regjisor për kinema, është ndër themeluesit të Scuola Holden dhe drejtues i saj. Baricco është një nga shkrimtarët italianë më të vlerësuar nga kritika.

Romanet e tij kanë fituar çmime të shumta letrare, përfshirë Prix Médicis Étranger në Francë dhe çmimet Selezione Campiello, Viareggio dhe Palazzo del Bosco në Itali.

 

Në gjuhën shqipe, Shtëpia Botuese “Dudaj” ka botuar: “Tri herë në agim”, “Zoti Guajn”, “City”, “Nusja e re”, “The game”.