KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Mbytja e anijes
Në orën 18.57 të 28 marsit 1997 një motovedetë e vogël shqiptare e stërngarkuar me emigrantë, Katëri i Radës, goditet me bash nga një korvetë e Marinës ushtarake italiane, Sibilla. Brenda pak minutash anija shkon në fund të Kanalit të Otrantos. Është mbrëmja e së Premtes së Shenjtë. Të mbijetuarit janë vetëm 34, të vdekurit 57, në pjesën më të madhe gra dhe fëmijë. 24 trupa nuk do të gjenden kurrë. Është njëra nga mbytjet më të tmerrshme të anijeve që kanë ndodhur në Mesdhe’ në njëzet vitet e fundit. Por sidomos, është tragjedia më e madhe në det e shkaktuar nga politikat e sprapsjes.
Alessandro Leogrande-ja ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët.
Mbytja e Katërit të Radës përbën një gur prove për të gjitha mbytjet e anijeve të tjera në të
ardhmen, jo vetëm sepse qe rezultati i politikave të sprapsjes dhe të histerisë institucionale që i shkaktoi. Jo vetëm sepse termat e çështjes sot janë po ato. Jo vetëm sepse, me cinizëm të plotë apo mospërfilljen më të madhe, një forcë politike në qeveri vazhdon të flasë për bllokimet detare në Mesdhe. Mbytja e Katërit të Radës është një gur prove, sepse, në ndryshim
nga shumë të tjera të mbështjella në heshtje, është e mundur ta rrëfesh.
“Tragjedia më e madhe e ndodhur në det e shkaktuar nga marrëveshje midis shteteve dhe nga politika sprapsjeje. Alessandro Leogrande-ja na e tregon te “Mbytja e anijes” duke përzier eposin e Conrad-it dhe paraqitjen dokumentaristike të kujdesshme të “Me gjakftohtësi” të Truman Capote-s. Leogrande-ja është ndoshta shkrimtar-reporteri ynë më i mirë, kronist kokëfortë dhe në të njëjtën kohë vizionar i së tashmes”. – Filippo La Porta, “Left”
“Unë kam një djalë shqiptar, kam një familje shqiptare. Ajo që më bëri përshtypje nga libri është saktësia e Alessandro-s, ajo mënyra e tij për të mos dhënë asgjë të stërditur sentimentalisht. Më kujtohet që Agamben-i disa ditë pasi u mësua lajmi për ngjarjen shkroi në një artikull aktakuzën më të madhe që mund të bëhej, ishin dy lista emrash që ai kërkonte: emrat e atyre që kishin përfunduar në det dhe emrat e atyre që kishin dhënë urdhrat për t’iu afruar derisa ta çiknin”. – Gianni Amelio