Mbretëria e Dragoit të Artë

Autor:Isabel Allende ISBN: 978-99943-0-498-1 Kolana: Nr. faqe: 284Përktheu: Adrian BeshajViti i botimit: 2019 Çmimi: 1000 Lekë

Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim  në një tjetër skaj të largët të botës.

Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë.

“Adhuruesit e romanit Qyteti i Shtazëve, librit fantastik të Isabel Allende-s, do të jenë në ankth derisa ta lexojnë këtë libër po aq tërheqës sa i pari.” – Publishers Weekly