Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin

Autor:Kaon Serjani Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 202Viti i botimit: 2020 Çmimi: 600 Lekë

“Ne kemi tashmë shumë të rinj e të reja që shkruajnë e botojnë libra, por jo të gjithë dinë të shkruajnë e të nyjëtojnë qartë e me mëtime të dukshme për saktësi e duke e tëholluar mirë brumin e shqipes. Kaon Serjani e ka nisur mbarë e mirë udhën e shkrimtarisë. Ai e ka në thua të shkruarit, por ka edhe zellin e përkushtimin për të bërë emër në letrat shqipe. Mbas romanit “Qelia e lirisë” dhe sprovave të tjera i është shtruar prozës filozofike e teologjike. Kemi nevojë për prozatorë që u qasen edhe lavrave studimore që kërkojnë dije e mençuri, sikundër është edhe libri Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin, të cilin e lexova me ëndje. Më duket se, në personin e Kaon Serjanit, ish-studentit tim të mirë, kemi një hulumtues të urtë e me perspektivë.” – Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Akademik Emeritus

“Kaon Serjani i prezanton lexuesit shqiptar me plot sukses të dhëna të reja empirike për sa i përket të së vërtetës, religjionit dhe moralit. Kjo është një prurje meritore për kuadrin e mendimit historik shqiptar për tri temat bosht që ka preokupuar kronologjikisht gjithë qytetërimin perëndimor. Autori ka përfituar të japë një përgjigje sa epistemologjike, pragmatike, etike po kaq edhe ontologjike bazuar në perceptimet, kërkesat dhe pikëpamje postmoderniste që po zotërojnë modelin dhe paradigmën e re jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë këto dy dekadat e fundit.” – Dr. Femi Cakolli, Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante

“Kaon Serjanin e kam pasur student në Seminarin e Denverit, ku shkëlqeu në lëndët që ndoqi, duke treguar premisa të mëdha për studiues. Këtë libër bën mirë ta lexojë cilido që po përpiqet të bëjë lidhjen e pjesëve të mozaikut të jetës sipas kuptimit të tyre.” – Dr. Douglas Groothuis, Profesor i filozofisë dhe etikës në Seminarin e Denverit, Kolorado, SHBA.

“Megjithëse të zgjuar nga natyra, studentët shpesh mundohen më kot të hipin duke u kacavarur nëpërmjet degëve në pemën e dijes, të suksesit apo të lumturisë që imagjinojnë, duke shpërfillur bazat e mendimit të mirë për çështjet e rëndësishme. Herët a vonë, njeriu duhet të nisë të shqyrtojë me ndershmëri pyetjet bazë të jetës dhe të së vërtetës, ashtu si vjelësi i mençur i frutave, që përdor shkallët dhe ngjitet nga trungu te degët e pemës. Kaoni me këtë libër ndihmon pikërisht në këtë aspekt të një fillimi të mbarë të mendimit të mirë, për jetën që ia vlen të jetohet.” – Dr. Ylli Doçi, Drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Ndërkombëtar të Udhëheqësisë

Kaon Serjani u diplomua në degën e gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Tiranë (2007). Ka kryer studimet master në fushën e filozofisë dhe etikës në SHBA. Në vitin 2016 u prezantua me lexuesin shqiptar me librin e tij Qelia e lirisë (“Dudaj”).


Video

600