KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Marrëzitë e liqenit
Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë.
Belanoja është në rrëmujë të madhe. Me vendim të posaçëm, Agostino Meça, kryekomunari me autoritet i qytezës buzë liqenit, ka vendosur të ndjekë një projekt tejet modern dhe ambicioz: një linjë hidrovolantësh që do të lidhë Komon, Belanon dhe Luganon, do t’i japë shkëlqim administrimit të tij, do të tërheqë turma turistësh dhe do t’i bëjë të plasin nga inati komunat fqinje. Gjithçka duket se shkon si në vaj gjatë vitit 1931 –një vit i qetë, por tejet fashist. Por ka një problem: për financat e një komune të vogël, investimi do të jetë i stërmadh dhe, përpos të gjithave, hidrovolanti do të duhej të kolaudohej siç duhet. Dhe pastaj Renata, bija e kryekomunarit – e cila deri dje ishte vetëm një fëmijë, po ndërkaq është bërë e çuditshme – të ketë, vallë, ndonjë tekë të re?
Me aftësinë e tij tashmë shumë të njohur, Andrea Vitali tregon një episod tjetër të sagës së Belanos: rrëfen jetën e qytezës me dashuritë dhe skandalet e saj, karrierat dhe dinastitë, si dhe thashethemet që ndjekin njëra-tjetrën brez pas brezi; dhe nëpërmjet këtij mikrokozmosi eksploron edhe historinë e Italisë, ëndrrat e saj për modernitet dhe inercitë e saj, veset dhe virtytet e saj, pothuajse të pandryshueshme përmes dhjetëvjeçarëve. Por romanet e Andrea Vitali-t janë sidomos një kënaqësi e veçantë për lexuesin, falë aftësisë për të kapur dhe për t’u dhënë jetë personazheve dhe peizazheve, diturisë për thurjen e subjektit, një ritëm narrativ gjithnjë i gjallë dhe i këndshëm.
“Romanet e Andrea Vitalit janë një gjë e rrallë, përfaqësojnë kampione të artit të vjetër të tregimit italian.” Antonio D’Orrico, “Sette – “Corriere della Sera”