Lumturia e ujkut

Autor:Paolo Cognetti ISBN: 978-99943-0-729-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 176Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2024 Çmimi: 900 Lekë

Në përmbyllje të një marrëdhënieje të gjatë, Faustoja kërkon strehë mes shtigjeve të rrahura kur ishte fëmijë. Në Fontana Fredda takon Babetën, edhe ajo ikur nga sytë këmbët prej Milanos shumë kohë më parë, që i propozon të nisë punë si kuzhinier në restorantin e saj mes skiatorëve të pistës së vogël dhe punëtorëve të teleferikut. Silvia është aty për të shërbyer në tryeza, dhe ende s’e di nëse mali është shtrofulla për t’u fshehur gjatë dimrit, apo një dëshirë afatgjatë, nëse herët a vonë do ta gjejë rrugën e vet dhe nëse është e gatshme ta kryqëzojë me atë të Faustos. Është pastaj edhe Santorsoja, largpamës dhe qejfli i gotës, që zbulon se i kishte hyrë në zemër ai ardhacak punëmbaruar, që dinte të ecte gojëkyçur si një malësor.

Ndërkohë që gatuan për borëpastruesit që dimrit ngjeshin pistën dhe për druvarët që verës vijnë aromë pylli duke ngritur stiva drush, Faustos i kthehet sërish shija e gjërave  dhe kënaqësia e përkujdesjes për të tjerët, shijon dëshirën e trupit dhe shkrehjes së plotë. Pavarësisht në ekziston apo jo, vendi i lumturisë, ai e ndien se është bash aty ku duhet të jetë.

Paolo Cognetti-t i njohim vështrimin e shndritshëm dhe zërin qelibar, dhuntinë e vëzhgimit të marrëdhënieve njerëzore në dialogun e tyre të paprerë me natyrën, qofshin këto pyjet e larsheve të dy mijë metrave lartësi apo peizazhi shkëmbor dhe akullnajor i tre mijë metrave. Me plagët dhe trazimet e tyre ankthioze, kur ia mbathin dhe kur kthehen më pas, personazhet e tij na duken si miq të njohur prej një jete, nga ata të rrallët. Ndoshta prandaj mes fletëve të gjalla të këtij libri spastrues na bëhet sikur kalojmë jo stinët e një viti, por një jetë të tërë.

 

Paolo Cognetti ka lindur në Milano më 1978. Ndër librat e tij: Sofia vishet ngaherë me të zeza (minimum fax 2012), Djali egërshan (Terre di mezzo 2013) dhe Pa mbërritur kurrë në majë (Einaudi 2018). Më 2021, nën kujdesin e tij, pa dritën e botimit Antonia kushtuar Antonia Pozzi-t (Ponte alle Grazie). Gjithnjë më 2021 doli, si në formë filmi dokumentar dhe në formë podcast-i, Paolo Cognetti. Ëndrra të Veriut të Madh. Me Tetë malet (Einaudi 2016), i përkthyer në më se 40 vende,  dhe mbi subjektin e të cilit bazohet filmi që do të dalë së shpejti, është fitues i çmimit “Strega”, Prix Médicis étranger dhe Grand Prize të Banff-it.

Libra të tjerë nga Paolo Cognetti të botuar nga shtëpia botuese “Dudaj”: Tetë malet