Libri i pluhurit. Bukuroshja e egër

Autor:Philip Pullman ISBN: 978-99943-0-659-6 Kolana: Gjinia: Nr. faqe: 506Përktheu: Elona Mistrovica Çmimi: 1500 Lekë

Malkolm Polstedi është njëmbëdhjetë vjeç, djalë kureshtar dhe i zellshëm. Ditën shkon në shkollë, ndërsa në mbrëmje ndihmon prindërit në hanin buzë lumit, si dhe bën ndonjë punë për llogari të murgeshave të manastirit aty pranë. Jeta e tij rrjedh e qetë, miqtë i ka të shumtë, argëtohet me Astën, daimonin e tij, sidomos kur lundrojnë me kanoen La Belle Sauvage. Kështu ndodh deri në ditën kur në han mbërrijnë tre tipa të mistershëm dhe deri kur murgeshave u besohet një vogëlushe vetëm disamuajshe, të cilën Malkolmi duhet ta mbrojë nga një rrezik i madh dhe me të cilën e ndien veten thellësisht të lidhur. Ajo është Lira. Bashkë me të, Malkolmi do të përballet me një sfidë vdekjeprurëse dhe me një udhëtim që do ta ndryshojë përgjithmonë…

Philip Pullman është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj anglezë. Ka lindur në Noruiç, ndërsa gjatë fëmijërisë ka jetuar në Australi dhe Zimbabve. Është diplomuar në Oksford. Romani i tij i parë, Konti Karlshtajn, është botuar në vitin 1982. Që prej asaj kohe ka botuar 33 libra për fëmijë dhe për të rritur. Me trilogjinë Materialet e tij të errëta ka fituar, mes të tjerave, medaljen Carnegie, çmimin prestigjioz të gazetës Guardian për Librat për Fëmijë, si dhe çmimin Whitbread. Në vitin 2005 ka marrë çmimin Memoriali i Astrid Lindgren-it, i vlerësuar si Nobeli i letërsisë për fëmijë. Në vitin 2007 Busulla e Artë është cilësuar si më i miri mes librave fitues të medaljes Carnegie në shtatëdhjetë vitet e fundit.

 

Nga i njëjti autor, Shtëpia Botuese “Dudaj” ka në qarkullim edhe 3 librat e serisë “Materialet e tij të errëta”:

Busulla e artë

Thika e mprehtë
Tejqyra e qelibartë