Leopardi

Autor:Jo Nesbø Kolana: Gjinia: Përktheu: Agim DoksaniNr. faqe: 700Viti i botimit: 2023 Çmimi: 1800 Lekë

NË MES TË DIMRIT, NJË VRASËS VËRTITET NËPËR QYTET. TANI HERRI HOLI E DI. ËSHTË
ÇASTI TË VIHET NË NDJEKJE TË LEOPARDIT. PARA SE TË VRASË SËRISH.

Oslo. Dy gra u gjetën të vdekura: mushkëritë plot me gjak dhe njëzet e katër plagë në gojë. As
edhe një gjurmë krimi. Një rast i përkryer për Herri Holin, komisarin e specializuar në vrasje
seriale, alkoolist, burrë i vrazhdë dhe vetmitar. Por sa keq që ka gjetur strehë në Hong Kong për t’i
shpëtuar të shkuarës së vet. Vetëm kur i bëjnë me dije se i ati po vdes në një spital, Holi vendos të
kthehet në qytet. Dhe menjëherë zbulon një detaj që i trondit nga themelet hetimet: viktimat kanë
fjetur në të njëjtën bujtinë mali. Një vrasës, dhelparak dhe egërshan si një leopard, u është qepur
këmba-këmbës tërë bujtësve të asaj nate, një e për një: Holi është i vetmi që mund ta ndalë.

“Një noir mbresëlënës, trullosës, plot të papritura që befas ndryshojnë gjithçka”. – CARLO
LUCARELLI

JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto, përmendim:
Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja (Nemesis), Ylli i djallit, Vajza pa fytyrë, Njeriu i
dëborës, Leopardi, Fantazma, Policia, Etje – të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist
detektivin Herri Hol, si dhe thrillerat: Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.