KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Lartësitë e stuhishme
Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre në mënyrë të tillë, që ajo nuk ka nevojë të ketë më një trup: duke folur për rrafshinën pa bimësi, ajo bën që të fryjë era dhe të gjëmojë moti. – Virginia Wolf, shkrimtare dhe eseiste (1882-1941)
Ndoshta është më e bukura dhe më e çmendura histori dashurie (…) e të gjitha kohërave. – George Bataille, shkrimtar dhe filozof francez (1897-1962)
U gdhend me vegla të thjeshta, në një lëndë të parë të papunuar, në një mjedis primitiv: skulptori kishte gjetur në vetminë e rrafshinës një copë të madhe graniti. Duke e vërejtur mendoi se nga ajo copë shkëmbi mund të përftohej një shtatore e zymtë, e egër, ogurzezë, një formë ku shfaqej të paktën njëra nga shenjat e madhështisë: pushteti (…) Me kohë dhe me punë, shkëmbi filloi të merrte një dukje njerëzore; dhe tani ja ku është aty: i stërmadh dhe i ngrysur, gjysma shtatore dhe gjysma shkëmb; dhe nëse shtatorja ka diçka të frikshme dhe prej fantazme, shkëmbi duket thuajse i bukur në ngjyrën e tij delikate të përhimët, i veshur siç është nga myshku i butë i rrafshinës. – Charlotte Brontë, shkrimtare angleze. Autore e romanit Jane Eyre, 1816-1855 dhe motër e Emily Brontë-s