KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë163
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane205
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi36
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
Kujtimet e Adrianit
Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me vetveten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës.
Ndryshe nga paraardhësi i tij, Trajani, i cili ishte një pushtues, perandori Adrian ndoqi një politikë paqedashëse që i solli shumë përparim Perandorisë. Adriani ishte një sundimtar i pazakontë për kohën e tij. Dy pasione të zjarrta e karakterizonin personalitetin e tij: dashuria për artin grek dhe dashuria për djaloshin Antino. Kryevepra e Yourcenar-it përmbledh brenda rikonstruktimit historik kurajën për të prezantuar një burrë të madh, lartësinë e mendimit të tij, aftësinë intelektuale, intuitën profetike, duke na dhuruar jo vetëm një vepër erudite, por një libër të ditëve tona dhe atyre që do vijnë. “Ndihesha përgjegjës për bukurinë e botës”, thotë për veten Adriani, një personazh në kërkim të një barazpeshe mes lumturisë dhe logjikës, inteligjencës dhe fatit.
«Pak nga pak, kjo letër e filluar për të të informuar mbi përparimet e sëmundjes sime po shndërrohet në shfrimin e një burri që nuk zotëron më energjitë e nevojshme për t’u marrë gjatë me çështjet e Shtetit; përsiatja e shkruar e një të sëmuri që pret në audiencë kujtimet e veta. Tani po të hapem më shumë: kam sajuar planin për të të treguar jetën time. Natyrisht, vitin e kaluar kam hartuar një relacion zyrtar të akteve të mia, në ballinën e të cilit, Flegoni, sekretari im, ka vënë emrin e vet. Aty kam gënjyer sa më pak të qe e mundur. Sidoqoftë, arsyet e interesit publik dhe nderit më kanë detyruar të ndryshoj pak ngjarje. E vërteta që po përpiqem të parashtroj nuk është veçanërisht skandaloze, ose më saktë, nuk është skandaloze përderisa nuk ekziston e vërteta që nuk skandalizon». Marguerite Yourcenar lindi më 8 qershor 1903 në Bruksel. Filloi të shkruante në moshë të re, por skenën letrare e pushtoi në vitin 1951 me autobiografinë imagjinare të perandorit romak, Adrianit. Në vitin 1981, Yourcenar u bë gruaja e parë që u pranua në Akademinë Franceze. Vepra e saj u botua në Bibliotekën e Plejadës, e cila është e rezervuar vetëm për autorët klasikë. Yourcenar vdiq më 1987 në Amerikë.
Është edhe autore e romanit “Vepra në të zezë”, së shpejti në shqip.