KATËR NGJYRAT E VDEKJES

Autor:Dücane Cündioğlu ISBN: 978-99943-0-795-1 Kolana: Gjinia: , , Nr. faqe: 192Përktheu: Artur TaganiViti i botimit: 2026 Çmimi: 1200 Lekë

“Ngrini sytë drejt horizontit, shikoni: Hidri, mjeshtri ynë, po na pret në vendin ku takohen dy dete…, në mes të mëkateve…
Atëherë, si Jusufi, le t’i kthejmë shpinën botës dhe le të griset këmisha jonë prapa!
Në Ditën e Gjykimit do t’ua tregojmë Munkerit dhe Nekirit, duke u thënë: “Kjo është e vetmja vepër e mirë që kemi sjellë! Nuk ndoqëm botën, deshëm vetëm Atë!”
Mos u mashtroni nga dukja! Errësira e fytyrës sonë nuk është nga tradhtia ndaj të Dashurit, por nga përkulja gjatë gjithë jetës për përfytyrimin e Tij në oqeanin e baltës…”

* * *

“Në kërkim të vetes jam.

Të vetes, domethënë po kërkoj të vërtetën.

Të vërtetën time.

Veten time, me gjithë anët e forta dhe të dobëta.

Në një rrugë pa shokë. Në një rrugë për një njeri të vetëm. Si të gjithë. I vetmuar.

Nëse po ec, duke u rrëzuar e ngritur, dije se është nga këmbëngulja.

Po, këmbëngul te vetja. Në rrugën time.

Dua. Duhet të këmbëngul.

Prandaj, ti, o fëmijë, mos qesh! Jam i pafuqishëm.

Jam i plagosur.

Duhet ta mbyll distancën mes meje dhe vetes.

Si të mëdhenjtë. Si të mëdhenjtë e tu. Si i Dërguari ynë.

Duhet të vdes. Sa më shpejt.

Të paktën, para se të vdes.”