Jeta intime

Autor:Niccolò Ammaniti ISBN: 978-99943-0-789-0 Kolana: Gjinia: , , , Nr. faqe: 290Përktheu: Agim DoksaniViti i botimit: 2026 Çmimi: 1200 Lekë

 

“Frika mbaron aty ku fillon e vërteta.”

 

Niccolò Ammaniti është kthyer më idhnak, zbavitës dhe romantik se kurrë.

 

Maria Kristina Palma ka një jetë në dukje të përsosur, është e bukur, e pasur, e famshme, tërë bota sillet rrotull saj.

Një ditë prej ditësh, merr në celular një video që i ndryshon gjithçka.

Ka një sekret në të shkuarën e saj me të cilin s’i ka larë hesapet.

Si një alienist modern Niccolò Ammaniti i bën një prerje anatomike mendjes së një gruaje, eksploron frikën e saj, obsesionet, dëshirat e parrëfyeshme në një roman që bën tok fantazinë e çartur, realizmin psikologjik, sensin e tragjikes dhe magjinë e paradoksit.

 

NICCOLÒ AMMANITI ka botuar “Verzat” (1994), “Baltë” (1996), “E dashur pritmë” (1999), “Unë nuk kam frikë” (2001), “Me urdhër të Zotit” (2006), “Le të nisë festa” (2009), “Unë dhe ti” (2010), “Çasti është delikat” (2012) dhe “Ana” (2015). Për televizion ka shkruar dhe drejtuar serinë “Mrekullia” (2018) dhe “Ana” (2021). “E dashur pritmë”, “Unë nuk kam frikë” dhe “Ana” kanë ardhur në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Dudaj”.