KOLANA
Jeta ime
Libri i ish-Presidentit Bill Klinton, “Jeta ime”, është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.
Libri tregon për ecurinë e një amerikani të jashtëzakonshëm, i cili, falë energjive dhe përpjekjeve të mëdha, bëri udhëtimin e vështirë nga qyteti Houp i Arkansasit në Shtëpinë e Bardhë – një udhëtim nëpër jetën e tij, ku shquhet interesi i veçantë që ka ai për procesin politik: në kolegj, në punën si stazhier për senatorin Uilliam Fulbrait; në Oksford, kur u bë pjesë e lëvizjes së protestës kundër luftës në Vietnam; në Fakultetin e Drejtësisë të Jeilit, kur zhvilloi fushata në terren për kandidatët demokratë; kur u kthye në Arkansas, kur kandidoi për në Kongres, si prokuror i përgjithshëm dhe si guvernator.