KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike3
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë161
- Biografi & Kujtime17
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane195
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj42
- Poezi32
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë54
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 21
Ish-avokati
Pikërisht mëngjesin e një të hëne trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur. Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur. Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisë për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonëse është deklaruar gjithnjë i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinë në këmbim të emrit të fajtorit. Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajtjen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbysen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.
Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Nga Shtëpia Botuese Dudaj – libra të tjerë të John Grisham-it:
“Testamenti”, “Më në fund gjykatës”, “Të mos festosh Krishtlindjet”, “Ortaku”, “Ndërmjetësi”, “Klienti”, “Kohë për të vrarë”, “Dhoma e gazit”, “Firma”, “Apelimi”, “Rrëfimi”, “Bashkëpunëtori”, “Të fshehtat e Malit Grei”.