KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Historia e jetës sime
Hillary Rodham Clinton është e njohur për qindra milionë njerëz në mbarë rruzullin. Megjithatë, përveç miqve të ngushtë dhe familjes së saj, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Clinton-in, një aventurë më shumë se tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.
Hillary Rodham Clinton u rrit si karakter në kohën e ndryshimit të vrullshëm shoqëror dhe politik në Amerikë. Si shumë gra të brezit të saj, ajo u rrit me mundësitë për të bërë zgjedhjet e veta, të panjohura për nënën apo gjyshen e saj. Ajo eci në terren të pashkelur, duke reaguar ndaj ndryshimeve, e orientuar nga busulla e brendshme, duke u bërë simbol për disa dhe rrufepritëse për të tjerë. Kjo bashkëshorte, nënë, juriste, avokate dhe idhull ndërkombëtar, ka jetuar mes luftërave të mëdha politike në Amerikë, nga “Uotërgejti” deri tek “Uajtuotëri”.
Ajo është e vetmja Zonjë e Parë që ka luajtur një rol të rëndësishëm për hartimin e legjislacionit vendas. Udhëtoi pa u lodhur brenda vendit për të nxitur kujdesin për shëndetin, për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe arsimore, si dhe për t’u kujdesur për nevojat e fëmijëve dhe familjeve të ndryshme. Po ashtu, udhëtoi përreth botës, në emër të të drejtave të grave, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Ajo i bëri një përcaktim të ri detyrës së Zonjës së Parë dhe ndihmoi për ta shpëtuar Presidencën nga një akuzë jokushtetuese, që mbështetej në motive politike.
Intim, i fuqishëm dhe frymëzues, libri “Historia e jetës sime” zbulon thelbin e njërës prej grave më të shquara të kohës sonë dhe procesin sfidues mes të cilit ajo mundi të përcaktonte dhe të gjente veten – si grua dhe si një figurë mbresëlënëse në politikën amerikane.