KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë172
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane49
- Letërsi Europiane210
- Letërsi Hispanoamerikane21
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi38
- Shkrimtarë Nobelistë18
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë32
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
20
GIOVANNI FALCONE, VETËM, ËSHTË KURAJA
Më 23 maj 1992, një shpërthim tronditi Palermon dhe gjithë Italinë: gjyqtari Giovanni Falcone, armiku numër një i mafias siciliane, u vra me qindra kilogramë eksploziv.
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, Roberto Saviano rindërton udhën e gjatë që çoi drejt atentatit, duke ndjekur hapat e një njeriu që pati guximin të sfidonte oktapodin mafioz. Nga rihapja e dosjes antimafia, deri te proceset gjyqësore historike, mes dhimbjes për kolegët e rënë dhe çasteve të rralla të jetës së tij private, Falcone ecën përpara me vetëdijen e plotë se fundi e pret pas dere.
Me këtë roman, autori zgjedh të nderojë kujtimin e gjykatësit palermi- tan jo si ikonë të ngrirë, por si njeri të gjallë, duke ndjekur gjurmët e tij dhe duke e shndërruar kërkimin në një rrëfim që shkon përtej rindërtimit historik të bazuar në burime, për të depërtuar deri në atë “hapësirë intime ku piqen vendimet më të rëndësishme, para se të ndodhin”.
Ky është një roman që hedh dritë në një faqe vendimtare të histori- së së Italisë, duke ndriçuar jetën e një njeriu që, në kulm të karrierës, përjetoi njëherazi kulmin e izolimit.
«Roberto Saviano ka ndërtuar me mjeshtëri një tekst po aq tërheqës sa një serial televiziv.»
Les Inrocks
«Duke ofruar një panoramë të plotë dhe duke dhënë, në fund të librit, burimet e çdo kapitulli, ai e vazhdon, në mënyrën e tij, punën e gjyqtarit.»
LIRE
«Metoda e Savianos funksionon mrekullisht, sepse ndjehet qartë se, më shumë se kurrë, shkrimtari është i afërt me subjektin e tij.»
Le Monde
«Një mësim guximi.»
Challenges
Libra të tjerë në shqip nga Roberto Saviano: “Gomorra”, “Banda e fëmijëve”, “Puthje mizore”, “ZeroZeroZero”.





