Gërzheta dhe përralla të tjera shqiptare

ISBN: 978-99943-0-723-4 Kolana: Nr. faqe: 372Viti i botimit: 2024 Çmimi: 1400 Lekë

Këto fjalë thosh Maro Përhitura, edhe xhindet mbetën gojëhapur, edhe mbanin vesh se ç’thosh ajo, dhe të gjithë vijnë e i vënë nga një plaçkë të florinjtë mbi vete vajzës, e bënë që në kokë gjer në thonjtë e këmbëve të florinjtë vajzën.

Hë, more bir, t’ju shoh edhe nji herë, e edhe në vdeksha ç’asht? – Djali afrohet e ia lyen sytë Gavazit me gjakun e zanës, edhe i thotë: A po sheh, o Gavaz? – Si nëpër sitë, – i thotë Gavazi. Edhe nji herë ia lyen, e pyet: – A po sheh, o Gavaz? – Si nëpër shoshë. – Edhe nji herë ia lyen, e pyet: – A po sheh, o Gavaz? – Ma mirë se kur i kam pasë sytë të shndoshtë.

E piu ky të gjithë hashashin, u bë ky që s’merrte vesh gjë. Filloi kokoshi kikikiuuu! Presin shokët të vijë Mimikakliu, hiç! Prit, prit këta, pastaj bëjnë një hyxhym të gjithë të vdekurit të venë të marrin Mimikaklinë. Erdhën jashtë shtëpisë dhe flasin: Mimikakli! More, Mimikakli! Ngrehu, more, se u gdhi! – Mirëpo ku dëgjonte Mimikakliu! Ç’bëjnë të vdekurit? Filluan të hipin nga avoroi. Mirëpo u prenë në qelqe e në brisqe dhe dhanë e morën, u erdhi koha, ikën. Kështu Mimikakliu zuri sabahun. Kur ngrihet nga gjumi, hap sytë shikon, ditë!