Furia

Autor:Salman Rushdie ISBN: 99943-33-50-X Kolana: Nr. faqe: 286Viti i botimit: 2005Përktheu: Ilir Baçi Çmimi: 800 Lekë

“Jeta është furi. Furia – seksuale, edipale, brutale, politike, magjike – na çon në lartësitë më të shndritshme dhe në thellësitë më të zymta. Kështu jemi gatuar, kështu e qytetërojmë veten për të fshehur kafshën e tmerrshme njerëzore brenda nesh: të ekzaltuarin, të gjithëfuqishmin, vetëshkatërruesin, të papengueshmin zot të krijimit. E ngremë njëri-tjetrin në lartësitë e gëzimit. E shqyejmë njëri-tjetrin gjymtyrë pas gjymtyre”.

 

Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju Jorkut.