KOLANA
- Geraint Parry0
- Novelë grafike4
- Të tjerë-non fiction3
- Autorë Shqiptarë162
- Biografi & Kujtime19
- Letërsi Bashkëkohore Amerikane48
- Letërsi Europiane201
- Letërsi Hispanoamerikane20
- Letërsi për fëmijë dhe të rinj43
- Poezi35
- Shkrimtarë Nobelistë17
- Studime dhe Publicistikë53
- Të tjerë31
- Botime Universitare11
- Botime Shkollore22
- 20
Fundi i lojës
Ky libër rrëfen historinë e një divorci, nga pikëvështrimi i një fëmije, Adrianit. Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra. Lexuesi do ta kuptojë qartazi, përtej informacionit me xixëllime shkëlqimtare që Adriani jep, luftën plot urrejtje dhe hakmarrje që ka pllakosur mes dy të rriturve. Adriani është një personazh i skalitur mjeshtërisht.
Gemma Lienas (Barcelona, 1951) është një shkrimtare katalanase, feministe. Për 15 vjet ka punuar si kryeredaktore në shumë shtëpi botuese. Më parë ka qenë profesore e gjuhës dhe letërsisë dhe ka dhënë mësim në Universitetin e Barcelonës. Ka shkruar shumë libra të cilët kanë marrë vëmendjen e kritikës duke qenë se trajtojnë tema shumë sensitive si droga, seksi, emigrimi, feminizmi, të cilat trajtohen në një perspektivë bashkëkohëse dhe mendjehapur. Ka fituar shumë çmime kombëtare, si për shembull Çmimin Ramon Llull. Librat e saj janë përkthyer në më shumë se dhjetë gjuhë të huaja.